30 prill 2015 – Interpol Tirana ka ekstraduar një 40-vjeçar shqiptar nga Athina në Shqipëri.
Bëhet fjalë për Valmir Likën, banues në Korçë, i cili akuzohej për prodhim dhe armëmbajtje pa leje.
Lika ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pas dënimit me 3 vjet burg nga Gjykata e Korçës për kryerjen e veprës penale "Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municioneve”.
Arrestimi i 40-vjeçarit u krye në Greqi, duke u finalizuar më pas me ekstradimin e tij drejt vendit tonë.
/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/