TIRANE, 19 prill 2013 – Eshtë ekstraduar nga Italia një 36-vjeçar i dënuar nga drejtësia shqiptare me 20 vjet burg, nën akuzën e abuzimit seksual me të mitur. 

“Shtetasi Altin Muça, më datë 13.01.2000, rreth ores 13.45’, në fshatin Farkë, Tiranë, duke përdorur forcën dhe nën kërcënimin e një arme tip pistoletë, ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një të mitur. Menjëherë pas kryerjes së krimit ky shtetas është larguar nga vendi ynë.”- thuhet në njoftimin e policisë. 

36 vjeçari Muça u arrestua në Milano për llogari të drejtësisë shqiptare në 26 nëntor 2012. 

/m.b. Agjencia e lajmeve "Dyrrah"/