TRIESTE, 20 mars 2013- Një shqiptar 29 vjeç është ekstraduar ditën e sotme nga  Sllovenia në Itali, nën ekzekutimin e një urdhër-arresti evropian. 

B.S., këto janë inicialet e të riut shqiptar, i cili është marrë përsipër nga stafi Fernetti,  Zona IV e Policisë Kufitare- Departamenti i Triestes. 

Tashmë ai është në burg në zonën Coroneo. Komuniteti europian ka  lëshuar urdhër-arresti për 29 vjeçarin dhjetorin e kaluar si i dyshuar për trafikim droge. 

Sipas hetimeve të kryera nga policia në pjesën veriore të Italisë, shqiptari B.S zakonisht blinte kokainë nga një rrjet kriminal shqiptaro- italian, për t'ua shitur klientëve të tyre.