Mbrëmë u ekstradua nga Madridi i Spanjës, drejt vendit tonë, shqiptari i dënuar me 25 vite burg, Vladimir Peqini, 51 vjeç, lindur në Elbasan.
Më 20.09.1999, Gjykata e Elbasanit e ka dënuar 51-vjeçarin me 25 vjet burgim për kryerjen e 5 veprave penale “Pjesëmarrje në banda të armatosura”, “Vrasje me paramendim të mbetur në tentativë”, “Asgjësim të kufomës”, “Tentativë të vrasjes me paramendim” dhe “Vrasjes me paramendim”.
Ekstradimi i tij drejt vendit tonë u bë i mundur si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Madridin.





