DURRËS, 3 dhjetor 2014 –  Drejtoria e Përgjithshme  e Policisë së Shtetit njofton se më 3 dhjetor 2014, në orën 16:20, zyra qendrore kombëtare e Interpolit në Tiranë ekstradoi nga Milanoja (Itali)  41-vjeçarin Ritvan Caka, banues në Berat.

I riatdhesuari ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi gjykata e shkallës së parë për krimet e rënda Tiranë, më 14 prill 2014, e ka dënuar me 8 vjet burg, për trafikim të lëndëve narkotike.

Në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza” të Rinasit 41-vjeçari iu dorëzua përfaqësuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

Info

Më datë 13 dhjetor 2012, ora 20:00, në Pikën e Kalimit të Kufirit Durrës, është ushtruar kontroll në automjetin tip “Scania”, me drejtues E. M., i cili po kryente procedurat e kalimit nga Shqipëria në Itali. Gjatë kontrollit të ushtruar janë gjetur dhe sekuestruar 239.05 kg kanabis. Nga hetimet doli dhe është identifikuar si organizator Ritvan Caka. Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Romën në Itali, u bë i mundur arrestimi i tij, me qëllim ekstradimi.

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/