Ekstradohet nga Athina drejt vendit tonë, një 48-vjeçar, i dënuar me 18 vite burg për vrasje.

Bëhet fjalë për shtetasin Albert Islami, lindur në Fier.

“Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, me vendimin Nr. 127, datë 11.11.1998, e ka dënuar me 18 vjet burgim, për kryerjen e veprës  penale, “Vrasje me paramendim”, parashikuar nga neni 76 i Kodit Penal Shqiptar”, informon policia.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Athinën, u bë i mundur arrestimi i tij në Greqi me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë.