Një 53-vjeçar është ekstraduar nga Italia drejt vendit tonë pasi është dënuar nga drejtësia shqiptare me 7 vite burg për veprën penale “Shfrytëzim prostitucioni në rrethana rënduese, kryer në bashkëpunim”.
Ekstradimi i lushnjarit Arben Biçaku nga Milano u krye në bashkëpunim me Interpol Tirana dhe Interpol Roma.
Ai ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi me vendimin Penal nr. 247 datë 10.12.2013 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lushnje ishte dënuar me 7 vite burg.





