Alternativa për Gjermaninë doli e para në landin e Tyringut, duke u bërë partia e parë e ekstremit të djathtë që fitoi zgjedhjet rajonale në Gjermani që nga Lufta e Dytë Botërore.

Edhe në landin e Sanksionisë, AFD-ja doli parti e parë, por që nuk arrin shumicën e nevojshme qeverisëse. 

Në këto lande të Gjermanisë lindore, parti e dytë dolën kristiandemokratët, ndërsa socialdemokratët e kancelarit Sholz morën një rezultat zhgënjyes. 

Fuqizimi i AFD-së ka rritur shqetësime të thella pasi kjo parti është kundër emigracionit, euroskeptike dhe tejet miqësore me Rusinë.