23korrik 2015 – Sot NASA publikoi zbulimin e një planeti të ngjashëm me Tokën. E ndërkohë, po sot, kur po flasim për përparimin e shkencës e teknologjisë vjen një tjetër lajm, nga një zonë që ka mbetur në epokën e gurit.

Një tribu, e cila është provuar se ekziston prej të paktën 600 vitesh, është zbuluar nga gazetarët e “Daily Mail”. Fisi jeton në pyjet e Perusë, në kufi me Brazilin dhe janë jashtë çdo kontakti me botën e jashtme.

Qeveria e Perusë ka tentuar disa herë që të hyjë në kontakt me ta dhe t’i bëjë që të përshtaten me botën aktuale, por dy prej përfaqësuesve të shtetit janë vrarë, të qëlluar me shigjeta. Për shkak se jetesa e tyre zhvillohet brenda një zone që ruhet nga shteti, si park kombëtar, janë lënë të qetë.

Në stinën e ngrohtë, ata qëndrojnë buzë lumi, ndërsa në dimër tërhiqen në pyje. Vitet e fundit ata ndihen të rrezikuar nga grupet e karteleve të drogës apo trafiqeve të tjera ilegale dhe nuk dihet se çdo të ndodhë në të ardhmen me këtë tribu.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/