Një tragjedi ka tronditur futbollin në Ekuador dhe gjithë Amerikën e Jugut, ndërsa ka hedhur një hije shqetësuese mbi spiralen e dhunës që ka përfshirë këtë vend.Mario Pineida, mbrojtësi 33 vjeçar i Barcelona Sporting Club dhe ish-lojtar i kombëtares, u vra brutalisht në një sulm me armë që mbante të gjitha shenjat e një ekzekutimi të paramenduar.Atentati ndodhi pasditen e së mërkurës në veri të qytetit të Guayaquil.Sipas raporteve fillestare nga Policia Kombëtare, e cila menjëherë rrethoi vendin e krimit dhe nisi një hetim, Pineida ishte jashtë një dyqani, kur u qëllua nga keqbërësit.
Një prej tyre hapi zjarr mbi të dhe një person tjetër. Futbollisti humbi menjëherë jetën, ndërsa viktima e dytë u plagos.Konfirmimi zyrtar përt vdekejn tragjike të Pineida u bë nga Ministria e Brendshme në Ekuador dhe klubi i tij. Barcelona Sporting Club reagoi me tronditje dhe shprehu ngushëllime duke i nxitur tifozët të bashkoheshin në lutje për familjen. Kjo vrasje për fat të keq nuk është një rast i izoluar, por kapitulli i fundit në një përshkallëzim të përgjakshëm kriminal që e ka gjunjëzuar vendin në muajt e fundit, duke synuar gjithnjë e më shumë figura publike dhe atletë, të cilët janë bërë shënjestra në një klimë pasigurie totale.





