Ekuadori ka vendosur vizat për shtetasit shqiptarë që duan të udhëtojnë drejt këtij vendimi.  Ky regjim ka hyrë në fuqi në datën 24 Gusht, ndërsa duket se shkak është bërë numri i lartë i shqiptarëve që udhëtojnë aty për t’u përfshirë në rrjetin e narko-trafikut.

Lajmin e ka bërë të ditur gazetarja Fatjona Mejdini, e cila në fakt sapo është kthyer nga një udhëtim nga ky vend.

“Ekuadori qe nga data 24 Gusht e ketij viti ka vendosur viza per te gjithe qytetaret shqiptare. Shkak eshte beri numri i larte i shqiptareve te cilet udhetojne aty per tu bere pjese e trafikut illegal te droges. Por ironikisht, ata qe penalizohen jane qytetaret e thjeshte shqiptare, trafikantet nderkaq kane pasaporta te huaja apo leje qendrimi te ketij vendi”, shkruan Mejdini.