Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sepolia të Athinës, ku një person është futur brenda një lokali dhe ka qëlluar një person, i cili po pinte kafe në “Rrugën 30 Durrachiou”. Mediat greke, bëjnë me dije se personi, i cili është qëlluar, dyshohet se është shqiptar.
Sipas mediave, autori e ka qëlluar me 8 plumba në kokë dhe më pas ka hipur në një taksi dhe është zhdukur nga vendi i ngjarjes.
Një sulm i armatosur ka ndodhur në Sepolia të Athinës. Mediat greke raportojnë se një person, i cili dyshohet se është shqiptar është qëlluar më plumb në kokë.
Sipas informacioneve të para, viktima ishte 34 vjeç dhe siç raportojnë mediat greke ai ishte një kriminel i shënuar me origjinë shqiptare.
Ai më parë është akuzuar për grabitje dhe trafik droge. Mësohet se shqiptarit i është bërë atentat edhe në muajin shkurt, por autorët ende të paidentifikuar nuk patën sukses.





