Të tjera detaje zbardhen rreth ekzekutimit të 35-vjeçarit Shkëlzen Velaj, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e të mërkurës në qytetin e Vlorës.

Mësohet se Velaj ka qenë duke hyrë për në shtëpi, kur ka vënë re se pranë pallatit ka qenë duke u ndjekur nga një makinë e dyshimtë.

Velaj e ka lënë makinën e tij ndezur dhe ka ikur me vrap për t’u futur në banesë, në katin e 5 të pallatit kur ka qenë duke hapur derën atentatori ka lëshuar breshëri plumbash në drejtim të tij. 

Plumbat në drejtim të 35-vjeçarit kanë qenë nga një distancë e afërt. Në trupin e Velaj është lëshuar një karikator automatiku, që i kanë kushtuar jetën 35-vjeçarit. 

Shkëlzen Velaj është vëllai i Ardi Velajt që mbeti i vrarë në ngjarjen e rëndë të vitit 2015, e cila ka marrë emrin masakra e Çoles. Bashkë me Velajn u vranë dhe dy të tjerë, Akil Hasanaj dhe Albi Limaj.

Masakra ndodhi më 7 prill 2015 në lagjen “Çole” të Vlorës. Ajo e ka zanafillën në një sherr të nisur në një kazino pranë portit të qytetit bregdetar. Konflikti mes grupeve të të rinjve çoi në përplasjen e armatosur në lokal ku mbetën të vrarë 3 persona dhe u plagos një i katërt.