Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka kujtuar Masakrën e Mejës në afërsi të Gjakovës, ku u ekzekutuan 372 civilë shqiptarë të Kosovës nga policia dhe ushtria serbe.

Përmes një postimi në Facebook, Balla deklaron se kjo masakër konsiderohet të ketë qenë më e madhja gjatë Luftës në Kosovë.

Postimi i Ballës:

27-28 Prill 1999 – Masakra e Mejës ishte ekzekutimi masiv i 372 civilëve shqiptarë të Kosovës të kryera nga policia dhe ushtria serbe. Ekzekutimet ndodhëm më 27 prill 1999 në fshatin Meja, afër qytetit të Gjakovës. Burrat u tërhoqën nga kolonat e refugjatëve në një pikë kontrolli në Mejë dhe familjet e tyre u urdhëruan që të vazhdojnë rrugën në Shqipëri. Kjo masakër konsiderohet të ketë qenë më e madhja gjatë Luftës në Kosovë.