Pas vrasjes së biznesmenit Demir Backa, policia po kryen kontrollet intesive në Fier, për kapjen a autorëve të ngjarjes.

Mësohet se deri tani janë shoqëruar rreth 15 persona, të cilët janë marrë në pyetje mbi ngjarjen, pasi kanë parë atë çka ka ndodhur, teksa policia deklaron se kanë qenë tre autorë të ekzekutimit. Dy nga autorët kanë qenë në mjetin tip ‘Benz’ që u gjet i djegur pas krimit dhe një person tjetër i priste dy autorët në zonën e Daullasit.

Mes të dyshuarve është edhe një person, me të cilin viktima ka pasur një konflikt një vit më parë.

Ndërkohë, nga ekzaminimet mjeko-ligjore, rezultoner se Backa është qëlluar me 18 plumba, 3 në zonën e qafës dhe kokës dhe rreth 15 të tjerë në kraharor