Policia e Durrësit, në bashkëpunim me Policinë e Tiranës kanë ushtruar kontrolle në banesat e një sërë personash që njihen me të kaluar kriminale, për rrëmbimin dhe ekzekutimin e Gazmend Çollakut.
Sipas “Panoramës”, policia e Tiranës ka ushtruar kontrolle edhe në banesën e të shumëpërfolurit, Emiljano Shullazi, por ky i fundit nuk ka qenë në banesë. Sipas burimeve policore, efektivët nuk ka gjetur asgjë në banesën e tij, që ta implikojnë Shullazin me ekzekutimin e Gazmend Çollakut, i cili dyshohet se është vrarë për pazaret e drogës.
Gazmend Çollaku u rrëmbye mbrëmjen e 6 janarit në parkingun e një lokali në zonën e dy kullave në Durrës, dhe u gjet të nesërmen i vrarë në fshatin Muriq të Krujës. Sipas policisë, 34-vjeçari nga Durrësi u gjet i lidhur këmbë e duar dhe i vrarë me plumb pas koke. Sot, është bërë përcjellja e tij drejt banesës së fundit.





