Detaje të reja janë zbuluar për ekzekutimin e Edmond Koçit, që u vra mëngjesin e sotëm në lagjen nr.16 në Durrës.

Bëhet me dije se brenda makinës tip “Benz” që u gjet e djegur në Sukth është gjetur edhe arma e zjarrit tip kallashnikov, që është përdorur në vrasje. 

Edmond Koçi i njohur si Mond Çekiçi u ekzekutua mëngjesin e sotëm pranë Drejtorisë Arsimore në Durrës.

40-vjeçari ishte duke udhëtuar me shoferin e tij kur një makinë “Benz” i preu rrugën dhe më pas u qëllua me breshëri.