Është arrestuar regjisori i njohur turk Ali Avci, pas shfaqjes së trailerit të filmit “Zgjimi”, i cili rindërton grushtin e dështuar të shtetit në Turqi. Në film, Avci rrëfen se si do të kishin rrjedhur ngjarjet nëse grushti i shtetit do të ishte i suksesshëm.
Filmi përshkruan fundin e regjimit të Erdoganit, i cili mbyllet me disa vrasje. Përmban skena ku organizatoret e grushtit të shtetit vrasin anëtarët e familjes së presidentit turk përpara se të arrijnë tek vetë Erdogan. Në fund të trailerit, shihet presidenti i gjunjëzuar me një armë pas koke.
Regjisori turk Ali Avci u arrestua në shtëpinë e tij, gjatë mbrëmjes së kaluar. Ai është i njëjti regjisor i cili u përgëzua nga Erdogan për realizimin e filmit “Udhëheqësi”, një film biografik që rrëfente jetën dhe sakrificat e presidentit turk qe nga fëmijëria deri tek arritjet e tij politike.





