Policia ka arrestuar dy persona për vrasjen e Gentian Bejtjas në Fushë Krujë.

Në pranga ranë Ilir Beqaraj dhe Edison Haxhiu. Beqaraj është kushëriri i Ylli Brahimit.

Ndërsa, Ylli Brahimi është i afërt me Ervis Martinajn. Ylli Brahimit i bënë edhe atentat në korrik 2022 pranë banesës në Kurbin.

Të arrestuarit për vrasjen e Gentian Bejtjas nuk kanë bashkëpunuar me hetuesit.