Ish-polici i Burgjeve, Gentjan Bejtja është ekzekutuar me armë zjarri pasditen e sotme në oborrin e banesës së tij.
Në lidhje me ngjarjen ka reaguar policia, e cila njofton se Bejtja është vrarë me armë zjarri nga persona ende të paidentifikuar.
Njoftimi i policisë:
Krujë/Informacion paraprak
Më datë 15.03.2024, në fshatin Larushk, Krujë, nga persona ende të paidentifikuar është vrarë me armë zjarri shtetasi G. B.
Një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vazhdon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar.





