Gjykata e Elbasanit, me vendim të gjyqtares Pajtime Fetahu ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për Ardjan Çapjan.

Çapja u arrestua nga forcat RENEA më 29 mars, si organizatori dhe financuesi i vrasjes së Gentian e Nezir Beqiri, më 2012. Por masa e sigurisë ndaj tij nuk u dha në një ambient të zakonshëm të gjykatave, por në QSUT, ku Çapja ndodhet pasi shfaqi disa probleme shëndetësore.