Një atentat me viktimë 64-vjeçarin Gjovalin Prendi ka ndodhur në Lezhë mbrëmjen e djeshme. Disa persona janë shoqëruar në polici lidhur me këtë ngjarje, por nuk dihet nëse këta janë persona në dijeni apo të dyshuar si autorë të kësaj ngjarjeje.

Nga dinamika e ngjarjes, dyshohet se autorët kanë pasur informacion të saktë mbi lëvizjet e viktimës dhe faktin se ai ndodhej në lokal në atë moment. Policia ka kryer kontrolle në zona të ndryshme të Milotit, përfshirë banesat e disa personave me të cilët djali i ndjerë i viktimës kishte pasur përplasje, por pa arritur të identifikojë autorët.

Kujtojmë se Gjovalin Prendi është babai i Sidorel Prendit, i njohur edhe si Roan Brahimi, i ekzekutuar 1 vit më parë në Athinë në sytë e fëmijës së tij.

Roan Brahimi alias Sidorel Prendi

Emri i Roan Brahimit ishte i njohur për drejtësinë shqiptare. Ai njihej si rivali i Ervis Martinajt dhe akuzohej si i përfshirë në atentatin ndaj Ylli Brahimit, ku mbeti i vrarë Klisman Preçi.

Roan Brahimi ishte në kërkim policor edhe për ekzekutimin e Brilant Martinajt dhe miqve të tij, në mbikalimin e Fushë-Krujës, më 17 Korrik 2022.