Pamjet e kamerave të sigurisë së palestrës së Devi Kasmit ndihmuan policinë të binte në gjurmët e ish-anëtarit të forcave speciale greke që dyshohet si ekzekutor i 42-vjeçarit. Në pamje viktima dhe ekzekutori shfaqen duke debatuar.
Efthimiu Efthimius është marrë mbrëmë vonë në pyetje nga policia dhe ka mohuar të ketë lidhje me ngjarjen, madje ai shprehet se ishte i shokuar nga arrestimi.
Greku nuk ka dhënë shpjegime nëse njihej me Devi Kasmin si dhe ka refuzuar të japë detaje rreth debatit që ka zhvilluar me të tri ditë përpara se ai të ekzekutohej në rrugën “Petro Cani”.
“Në Shqipëri kam ardhur për qejf. S’kam kryer asnjë krim”,- u ka thënë ai hetuesve në prani edhe të një avokati të caktuar kryesisht nga shteti,





