Aleksandër Ndoka 48 vjeç u qëllua për vdekje pranë banesës së tij sot në lagjen “Nënë Tereza” të Lezhës nga persona të paidentifikuar, që paraprakisht mendohet që kanë qenë dy.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur rreth 14 gëzhoja kallashnikovi. Policia ka marrë dëshmitë e para nga familjarët pas ngjarjes. Ata kanë pohuar se kanë dëgjuar zhurmën e të shtënave me armë zjarri, por kanë deklaruar se ‘menduam se ishin qenë fishekzjarrë’.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorit ndodhen në vendin e ngjarjes ku po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Po kontrollohen hyrje- daljet në Shqipëri të personave të panjohur apo skeduar nga Kosova apo vende të tjera.