Vrasja e vëllait të ish-deputetit Ndoka, Aleksandër Ndokës, ka tronditur qytetin e Lezhës, ndërsa forca të shumta policie dhe njerëz ndodhen në banesën e tij.
Këto janë edhe pamjet e para nga vendi i ngjarjes dhe makina ku u ekzekutua Aleksandër Ndoka.
Aleksandër Ndokës iu bë atentat në momentin që do të dilte nga makina për të hyrë në banesë duke e lënë të vdekur në vend. Ai dyshohet se është ndjekur prej disa ditësh, ndërsa në orët e para të mëngjesit të sotëm i kanë bërë pritë duke e vrarë.
Ndoka, babai i 4 fëmijëve, u gjet i pajetë në mjetin tip “Mitsubish”, me targa AA 382 SE, në lagjen “Nënë Tereza” Lezhë.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorit ndodhet në vendin e ngjarjes ku po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Janë ngritur pika kontrolli si dhe po bëhet krehja e zonës me qëllim kapjen e autorëve.
Në mbështetje të veprimeve që po kryhen nga D.V.P. Lezhë për kapjen e autorëve, janë dërguar edhe dy grupe të F.N.SH. Shkodër.





