Të tjera detaje dalin në dritë nga vrasja e presidentit të Haitit Jovenel Moïse.

Sipas burimeve të Gazetës kolumbiane “El Tiempo” thuhet se pas vrasjes së 53-vjeçarit dhe plagosjes së gruas së tij, fshihen rojet e tij.

Të premten, Steven Benoit, një politikan i shquar i opozitës dhe ish senator, i tha stacionit të radios lokale “Magik9”: “Presidenti u vra nga rojet e tij, jo nga Kolumbianët.”.

Ndërkohë, në një raport në revistën kolumbiane Semana, duke cituar një burim anonim, sugjeronte që ish-ushtarët kolumbianë kishin udhëtuar në Haiti pasi ishin punësuar për të mbrojtur Moïse, i cili kishte marrë kërcënime me vdekje.

“El Tiempo”, duke iu referuar burimit, shkruan se pamjet e sigurisë nga kompleksi presidencial treguan që operativët kolumbianë mbërritën në vendin e ngjarjes në orën 2.30 deri në 2.40 të mëngjesit të mërkurën.

“Kjo do të thotë se ata arritën një orë e gjysmë pas krimit kundër presidentit,” u citua burimi.