E ëma e 32-vjeçarit shqiptar, Aris Papas i cili u ekzekutua në një lokal në Athinë, ka shpërthyer në të qara dhe të shara në vendin e krimit. Ajo ka akuzuar shqiptarët për vrasjen e të birit.

Papas u qëllua me plumb në kokë me armë zjarri duke gjetur vdekjen e menjëhershme në një lokal ku rrinte zakonisht.

Sipas informacioneve të para, viktima, me origjinë shqiptare, humbi jetën nga të shtënat, teksa autori dyshohet se ka ikur me taksi. 

Viktimës i ishte bërë atentat edhe më parë, më 26 shkurt të këtij viti. Mbi të kanë rënduar akuza për vjedhje dhe drogë, ndërsa mësohet se për disa kohë ka bërë dhe dënim me burg.