Itali, 19 mars 2014 – Policia italiane ka marrë në mbrojtje familjen e personit që ekzekutoi 26 vjeçarin Nimet Zyberi, 2 ditë më parë në parkingun e një supermarketi. Duke iu trembur hakmarrjes nga ana e familjarëve të të vrarit, policia ka rritur masat e sigurisë për familjarët e 34 vjeçarit shqiptar, që rezulton të jetë autori i vrasjes së bashkëpatriotit të tij. Policia italiane bëri të ditur një ditë më parë se e kishte identifikuar autorin e vrasjes së 26 vjeçarit para syve të gruas së tij shtatzënë dhe dy fëmijëve të mitur. Ekzekutori është një 34 vjeçar shqiptar, i martuar dhe me dy fëmijë. Ai punon si shofer kamioni dhe sipas hetuesve vrasja erdhi pas një grindjeje që autori i krimit kishte pasur në muajin tetor me një nga vëllezërit e Nimet Zyberit.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





