Sipas informacioneve paraprake nga policia, zbardhet dhe motivi i vrasjes së dyfishtë që tronditi Shkodrën këtë mëngjes.

Abdullah dhe Skëndër Shkami, përkatësisht 50 dhe 40 vjeç u qëlluan për vdekje nga një bashkëfshatar i tyre pas një konflikti që policia e specifikon për motive të dobëta. Burimet thonë se autori kishte kërkuar për grua vajzën e njërit prej vëllezërve, por ai nuk kishte pranuar. Ndërkohë,  njëri prej kushërinjve të vëllezërve Shkami thotë se Abdullahu dhe Skënderi nuk kishin konflikte me asnjë person.

Vëllezërit u vranë rreth orës 11:40 në fshatin Drisht në Postribë, pranë dyqaneve të fshatit. Pasi ka qëlluar duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme, autori i cili është identifikuar nga policia, dyshohet se është larguar në mal. Për kapjen e tij janë angazhuar edhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë.