Policia ka ndaluar një person të dyshuar si bashkëpunëtor në atentatin mafioz që ndodhi të hënën në Tiranë, ku mbeti i vrarë Devi Kasmi.
Sot policia ka dhënë detaje për shtetasin e ndaluar Mario Meshini, si i dyshuar i përfshirë në atentat.
"Ne vijim te veprimeve te kryera nga grupi i posaçem i ngritur prane Drejtorise Vendore te Policise Tirane ne bashkepunim te ngushte me Prokurorine prane Rrethit Gjyqesor Tirane per zbardhjen e vepres penale “Vrasja me paramendim”, ”Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” e kryer në bashkëpunim u ndalua shtetasi M.M. i dyshuar si i perfshire ne vrasjen e shtetasit D.K."
Hetimi vijon me intensitet dhe per momentin nuk behen me dije te dhena te tjera”, thuhet në njoftim.





