Pas ngjarjes së rëndë mbrëmjen e djeshme, ku ish drejtori i policisë së Vlorës, Artan Cuku u ekzekutua me 5 plumba, sot ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, së bashku me kreun e policisë së Tiranës Ervin Hodajn kanë zhvilluar një mbledhje urgjente me prokurorë nga Prokuroria e Përgjithshme.

Takimi po mbahet në drejtorinë e policisë së Tiranës, ku në fokus është zbardhja e ekzekutimit të Cukut, i cili dyshohet se është bërë për shkak të detyrës.

Kjo mbetet pista kryesore ku janë përqendruar hetimet.