3 maj 2015 –Militantët e ISIS-it kanë ekzekutuar për vdekje në Irak qindra pengje të komunitetit të krishterë Jazidi.

Lajmi tragjik është konfirmuar nga zyrtarët irakianë, por edhe nga vetë përfaqësuesit e komunitetit Jazidi.

Deklarata e lëshuar nga Partia për Progresin e Jazidëve, njoftonte se 300 pengje ishin ekzekutuar të premten në qarkun Tal Afar, pranë qytetit të Mosulit. Mijëra anëtarë të grupit të minoritetit fetar janë marrë peng që prej fundvitit të kaluar.

Ende nuk është bërë e qartë mënyra sesi janë ekzekutuar viktimat, por mësohet se shumica e tyre ishin marrë peng në Mosul, një prej bastioneve më të forta të militantëve të Shtetit Islamik.

/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/