Një 18-vjeçar sështë vrarë me armë zjarri në Greqi. Ndërsa mediat raportojnë se ai është me kombësi shqiptare.  Ngjarja e rëndë  ndodhi gjatë natës në Kavalla.

Sipas mediave greke, i riu mbante në dorë një kartëmonedhë 50 euro, duke përforcuar idenë e policisë se i riu është viktimë e një konflikti për shkak të trafikimit të drogës.

18 vjeçari, i cili banonte në Kavalla, u gjet i shtrirë i mbuluar nga gjaku. Zyrtarët e policisë po hetojnë, ndërsa raportohet se kanë shoqëruar një person të dyshuar.

Trupi i viktimës u transferua në spitalin e Kavallës, ku do t'i nënshtrohet ekspertizës mjeko ligjore. Prindërit e tij shkuan menjëherë në Departamentin e Policisë për të dëshmuar.

I riu shqiptar ishte rritur në Kavalla, ku kishte ndjekur gjimnazin dhe më pas kishte nisur të lartën. Sipas informacioneve të mediave greke, shqiptari aktivizohej me ekipin e futbollit të Heracles në Kavala.