Një 19-vjeçar shqiptar është vrarë pasditen e së dielës (20 prill) në Avenue Charras në Clermont-Ferrand.

Sipas mediave vendase, ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:30.

19-vjeçari shqiptar ndodhej në fund të Avenue Charras, pranë stacionit të trenit SNCF kur u qëllua për vdekje. Autori, i cili hapi zjarr nga një makinë, ka mundur të arratiset.

Hetimet lidhur me ngjarjen e rëndë vijojnë, ndërsa nuk bëhet i ditur identiteti i 19-vjeçarit shqiptar