Athinë, 13 qershor 2014 – Një 38 vjeçar shqiptar ka mbetur i vdekur si pasojë e një atentati ndaj tij në Athinë. Sipas informacioneve që përcjellin mediat greke, atentati dyshohet të ketë ndodhur për larje hesapesh mes grupeve shqiptare.
Ngjarja ka ndodhur në Rrugën Leontiou në lagjen “Neo Kosmo”, ndërkohë, emri i viktimës nuk bëhet i ditur. Mësohet se shqiptari fillimisht ka mbetur i plagosuri dhe është dërguar drejt spitalit, por më pasi ai ka humbur jetën gjatë rrugës.
Mediat vendase flasin për një atentat të organizuar ndaj shqiptarit, pasi agresorët i kishin ngritur një kurth, duke e qëlluar 38-vjeçarin në momentin që po hynte në pallatin ku banonte. Viktima mori plagë fatale në kokë dhe në trup, pasi u qëllua me pistoletë.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





