Një 42-vjeçar është ekzekutuar nga persona të panjohur në orët e para të mëngjesit në Athinë.

Sipas policisë greke, viktima ishte duke parkuar automjetin e tij në rrugën Skipi në lagjen Kalithea në momentin që u sulmua me disa plumba. Dy prej plumbave prekën trupin e tij, duke i shkaktuar vdekjen.

Trupi i pajetë i 42-vjeçarit u gjet gjatë këtë mëngjes nga banorët e lagjes.

Mësohet se viktima kishte precendentë penale për trafik droge ndaj dhe pista më e mundshme është ajo e larjes së hesapeve mes bandave të trafikut të drogës.