Një gazetar u vra sot në afërsi të Kankunit, në shtetin turistik të Quintana Roo (në lindje të Meksikës), njoftuan autoritetet lokale.
‘’Qeveria e shtetit të Quintana Roo shpreh keqardhje për vdekjen e gazetarit, Ruben Pat, drejtor i së përjavshmes ‘’ Playa News’’, i cili u vra sot në mëngjes me armë zjarri në lokalitetin e Solidaridad”,shkruante në një deklaratë qeveria e këtij shteti.
Sipas informacioneve të para të vënë në dispozicion nga autoritetet, gazetari ndodhej brenda një bar kafe në momentin kur u qëllua për vdekje me armë zjarri, në këtë qytet i njohur me emrin e Playa del Carmen, që ndodhet rreth 60 kilometra nga qendra e njohur turistike e Kankunit.
Autoritetet gjyqësore lokale dënuan me anë të një komunikatë intimidimin e ushtruar ndaj profesionit të gazetarit me anë të sulmeve të dhunshme, duke premtuar drejtësi për viktimën, përcjell Atsh.
Më 30 qershor, një tjetër gazetar i kësaj të përjavshme on line, José Guadalupe Chan, 35 vjeç u vra po në të njëjtin shtet në bregdetin e Karaibeve.