Një gazetar investigativ është ekzekutuar me armë sëbashku me të dashurën e tij, në banesën e tyre 65 km larg kryeqytetit sllovak, Bratislava.
Jan Kuciak kishte disa kohë që punonte në median sllovake Aktuality.sk, e sipas policisë, ekzekutimi i gazetarit është i lidhur me profesionin e tij.
Në hulumtimin e fundit të bërë nga Kuciak, u trajtua një skandal në lidhje me mashtrimin me taksat për një kompleks luksoz të apartamenteve në Bratisllavë, çka shkaktoi mjaft protesta vitin e kaluar, në kërkim të dorëheqjes së ministrit të Brendshëm, Robert Kalinak.
Shefi i policisë tha se Sllovakia nuk ka përjetuar kurrë një sulm të tillë mbi një gazetar.