Kosovë, 15 qershor 2014 – Është vrarë me armë zjarri në Rahovec, për motive ende të panjohura, kandidati për deputet në Kuvendin e Kosovës nga radhët e PDK-së, Elvis Pista.
Burime të portalit Koha.net, kanë treguar se Pista ka qenë në Rahovec në një festë familjare, kur është qëlluar katër herë në një parking veturash, të një restoranti në këtë qytet. Ndaj Pistës, mësohet se është shtënë me armë zjarri, plagëve të cilave ai nuk ka mundur t’iu mbijetojë. Ngjarja ka ndodhur pas mesnate rreth orës 1:00.
Pista ka qenë djali i vetëm i familjes, ka qenë i martuar dhe nuk ka lënë fëmijë.
Ai ka synuar një vend në parlament si deputet I PDK-së. Pista kishte deklaruar se ai do të tërhiqej nga politika në rast se PDK-ja nuk i fiton zgjedhjet parlamentare dhe nëse Hashim Thaçi nuk bëhet sërish kryeministër, ndërsa qytetin e tij të lindjes, Rahovecin, e quante jo bastion por “shtëpi të PDK-së”.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/






