Ekzekutohet shqiptari në Athinë.

Mediat greke, bëjnë me dije se  ngjarja e rëndë është regjistruar këtë mbrëmje, konkretisht në një kafene në rrugën 104 Liosion, në zonën e Agios Panteleimon të Athinës.

Mësohet se shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, ndodhej brenda në bar kur një person ende i paidentifikuar është afruar dhe e ka qëlluar dy herë në kokë dhe një herë në zonën e barkut.