Ekzekutohet me armë zjarri një 23-vjeçar shqiptar në mes të sheshit plot me njerëz në një zonë të Barit. Mediat italiane raportojnë se gjithçka ka ndodhur mbrëmë në sheshin “Abbazia”, në Corato të Barit.
Kanë qenë dy persona me motor që e ndoqën nga pas dhe e qëlluan pas shpine, duke i zbrazur armën.
Edhe pse ambulanca arriti menjëherë, për të riun shqiptar nuk mund të bëhej dot asgjë, pasi kishte marrë plagë vdekjeprurëse në kokë. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen dhe identifikuar autorët.





