Një 43-vjeçar shqiptar është ekzekutuar me breshëri kallashnikovi në Shkup të Maqedonisë së Veriut. Mediat maqedonase shkruajnë se viktimë ka mbetur biznesmeni Kamer Idrizi.

Mësohet se në të njëjtën makinë me 43-vjeçarin ndodhej edhe një kushëri i tij 22-vjeçar, të cilët po udhëtonin në zonën e Butel të Shkupit.

Bëhet me dije se vrasja ka ndodhur në orët e vona të në mbrëmje, në kryqëzimin e bulevardeve “Bosnjë dhe Hercegovina” dhe “Hristijan Todorovski-Karpos”.

Ministria e Brendshme tashmë ka konfirmuar se është qëlluar nga një automjet “Range Rover” drejt mjetit “Golf” në të cilën ndodheshin dy personat. Informacioni është se rreth 80 plumba u qëlluan në drejtim të tyre.

Biznesmeni 43-vjeçar ka ndërruar jetë në vendngjarje, kërksa kushëriri i tij 22-vjeçar u dërgua në urgjencë në spital, por nuk mundi të mbijetonte.

Kamer Idrizi është një person i njohur për policinë. Ai i ka shpëtuar një atentati në hotelin Alexander Palace në vitin 2019.