Në malin e fshatit Luzhë në Tropojë është vrarë me armë zjarri shtetasi R.A., 25 vjeç, njofton policia.
"Shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe nga veprimet paraprake ka rezultuar se shtetasi R.A i cili po kulloste bagëtitë në fshatin Luzhë dyshohet se është vrarë me armë zjarri automatik, për motive të dobëta, nga shtetasi S.R., 23 vjeç, banues në Luzhë", thuhet në njoftimin e policisë.
Efektivët po bëjnë krehjen e zonës me qëllim kapjen e autorit të dyshuar. Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes ku po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.





