Një person është ekzekutuar mëngjesin e sotëm me armë zjarri në qytetin e Lushnjes.

Mësohet se viktima është 35-vjeçari Besmir Hida, i cili është qëlluar me kallashnikov teksa ka qenë në një lokal.

Sipas dëshmive të para, viktima është qëlluar nga një distancë shumë e afërt duke pirë kafe, ku ka qenë i vetëm në tavolinë.

Një person i maskuar i është afruar dhe e ka qëlluar me breshëri duke e lënë të vdekur në vend.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes.