Berat, 9 maj 2014 – Një person është vrarë me armë zjarri në afërsi të Kombinatit, në qytetin e Beratit mesnatën e të enjtes. Viktimë e atentatit ka mbetur biznesmeni Adriatik Mustafaraj, 52 vjeç.
Sipas policisë, atentatorët i kanë zënë pritë biznesmenit dhe në momentin kur ka dalë nga një lokal e kanë qëlluar kur tentoi të hyjë në makinën e tij tip Audi Q7.
Ende nuk dihen motivet e vrasjes, ndërsa autorët kanë mundur të largohen duke përfituar edhe nga errësira. Policia po heton për të zbardhur motivet e vrasjes dhe për të prangosur autorët e këtij krimi.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





