Një 25-vjeçar ka vdekur pasi u qëllua me disa të shtëna në një garazh parkimi në qendër të Norrköping të Suedisë. Sipas informacioneve të SVT, personi i vrarë është reperi Gaboro, i cili ka lidhje të njohura me bandat e drogës.

Sipas burimeve në vendngjarje, katër deri në gjashtë goditje të forta u dëgjuan para se të arrinte policia.

‘Ajo që mund të themi është se një burrë ka vdekur në lidhje me një krim të rëndë të dhunshëm. Ai u dërgua me autoambulancë, por u konstatua i vdekur në spital. Të afërmit janë informuar‘- thotë Mats Pettersson, zëdhënës i shtypit për policinë në rajonin lindor.

Gjatë mëngjesit të së premtes, policia ka njoftuar se është në kërkim të informacioneve të dëshmitarëve për një makinë. Sipas policisë bëhet fjalë për një stacion vagon argjendi.

Reperi numëron miliona dëgjime në Spotify.