HOUSTON, 16 maj 2013– Një tjetër ekzekutim në Teksas për vrasjen e jë polici.
Ky është ekzekutimi i gjashtë për këtë vit dhe i 498-ti që prej vendosjes së këtij dënimi më 1976.
Lajmi u dha nga autoritetet e burgut të cilat saktësuan se Jefferey Williams, 37 vjeçar afro- amerikan, u vra me injeksion vdekjeprurës në orën 18:37 në burgun e Huntsville.
Ai ishte dënuar për vrasjen e një polici që po përpiqej ta arrestonte, teksa ky ishte duke ngarë një makinë të vjedhur më 1999.





