Ekzekutohet në një atentat me armë zjarri bosi mafioz i Cosa Nostra-s, Giuseppe Dainotti, 67 vjeç.
Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme në lagjen Ziso të Palermo, teksa bosi mafioz po udhëtonte me biçikletën e tij. Ai është rrethuar nga dy killer me motor, të cilët i kanë qëlluar me plumb në kokë.
Giuseppe Dainotti, kishte dalë nga burgu në vitin 2014 pas uljes së masës së tij të dënimit. Ai ishte një personazh i rëndësishëm i organizimit mafioz të Cosa Nostra-s e kreu i klanit Porta Nuova.
Sipas autoriteteve italiane, vrasja e tij është rrjedhë e një lufte mes klaneve mafioze e organizuar nga bosi Giovanni Di Giacomo me të cilin gjatë viteve ’90, viktima bashkëpunonte për të administruar trafikun e drogës.
Pas 3 vitesh paqeje, kjo është vrasja e parë mes klaneve të Cosa Nostra-s.