10 korrik 2015 – Ekzekutohet një 32-vjeçar me plumb në zemër pas mesnate në qytetin e Sarandës.

Viktima i identifikuar si Edmond Mehmeti, u qëllua për vdekje me armë zjarri brenda në automjetin e tij, në vendin e quajtur rruga e Turizëm-Kanali i Cukës.

 

Nga të dhënat e para, policia ka dyshime që vrasja ka të bëjë me larje hesapesh, por gjithashtu nuk përjashtohet dhe pista e një konflikti banal mes Mehmetit dhe vrasësve. Dyshohet se Mehmeti mund të jetë vrarë edhe nga disa shtetas nga Kosova, pasi një natë para vrasjes ai ishte grindur me kosovarët.

 

Për të zbardhur dinamikën e ngjarjes dhe për të ndihmuar me dëshmitë e tyre, në Komisariatin e Sarandës janë shoqëruar rreth 20 persona, mes tyre dhe të afërm të viktimës.

 

Ndërsa për kapjen e autorëve të ngjarjes, blutë e qytetit bregdetar kanë ngritur dhe postblloqe.

/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/