Një 35-vjeçar shqiptar ka mbetur i vdekur natën e djeshme në Menidhi të Athinës.

Sipas dëshmitarëve okularë, ai ndodhej në makinën e tij kur u qëllua me 2 plumba në kokë dhe në kraharor.

Shqiptari, emri i të cilit nuk bëhet i ditur ende për arsye të hetimit, u dërgua menjëhere në spital, ku u konstatua se kishte vdekur.

Policia greke mendon se vrasja e shqiptarit ka ardhur si një shpagim për larje hesapesh, pasi 35-vjeçari ishte i skeduar më parë për trafik droge.